top of page

Modeli Veliaj: triko me drerë por sulm demokracisë

Updated: Jul 21, 2024



PROPAGANDA vs REALITETI :


#trikot_me_drerë të Veliajt dhe sulmi ndaj demokracisë vendore.


Një sintezë besoj realiste, goditëse dhe e mjaftueshme për çdo qytetar për të kuptuar realitetin ku po jetojmë. Eksrakt video (rreth 2 minuta) nga intervista e gjatë dhënë për televizionin e ri @FaxWeb.al mbi modelin e vërtetë të qeverisjes Veliaj. :


“Dhe sot kemi një Kryetar Bashkie që ka tentuar për dy vitet e gjysmë të shkuara të tregojë sikur është pjesë e një ishulli, sikur ai është i izoluar nga skandali Tahiri, sikur ai është i izoluar nga kriminaliteti i politikës, sikur ai është i izoluar nga financimet ilegale të partive politike, dhjetëra miliona euro për një fushatë.


Dhe ai thotë: Jo, unë jam Erion Veliaj i trikove me drerë, unë jam Erion Veliaj i pedo-politikës, unë jam tërë kohës me fëmijë.


Një imazh gati karikatural, për të treguar një të vërtetë e cila është një e vërtetë propagandistike. Ai kërkon vetëm të fshehë mënyrën sesi ai po e vret demokracinë lokale, sesi ai po e vret dialogun qytetar, sesi ai kërkon të trembë zërat opozitarë.


Sot kemi një Kryetar Bashkie, i cili është nënpunës civil në sensin që ai paguhet me taksat tona, pra është buxhetor, taksat tona marrë së bashku e paguajnë atë. Dhe gjen kurajon të denoncojë, për shpifje në gjykatë, një këshilltar bashkiak vetëm sepse thotë se rritja e çmimit të ujit me 40% nuk është bërë në një mënyrë transparente, nuk është bërë dhe konform proceseve normale pasi atë ditë, votimi ka qënë siç e dini problematik me dy vota dizidente të LSI-së e kështu me rradhë...


Ky është një ogur i zi për Shqipërinë. Ky është një sinjal që demokracia si në nivelin kombëtar, ashtu dhe në nivelin lokal, është realisht e çalë. Dhe është një demokraci e cila nëse ne e lejojmë të shkojë në këtë drejtim, në drejtimin e gabuar, ajo do të shkojë drejt një humnere autoritare, drejt një humnere propagandistike.


A e dini ju sesa persona punojnë për imazhin e Erion Veliajt? Ai udhëton jashtë shtetit për shembull dy javë në katër, dhe çdo ditë, në kronikat e televizioneve del sikur është në territor.


Kush gënjen këtu? Një person që është fizikisht jashtë shtetit dhe thotë që jam duke vizituar kantieret e Tiranës? Apo një Këshilltar Bashkiak i cili thotë qytetarët duhet të paguajnë 40% më shtrenjtë ujin? E kuptoni se për çfarë po flasim?


Është shumë e rëndësishme, Këshilltari Bashkiak është një individ i zgjedhur nëpërmjet të drejtave që i jep kushtetuta të përfaqësojë qytetarët e Tiranës. Dhe sot, thelbi i gjësë është që qytetarët e Tiranës duhet të mbrojnë lirinë për të pasur një mendim ndryshe, lirinë e fjalës, lirinë e opozitës. Lirinë që interesat e qytetarëve të mbrohen në mënyrë të denjë dhe të pacenuar nga kërcënimet potenciale për gjyqe, për shpifje, për gjoba, për dëmshpërblime etj...


Ky është modeli i Erion Velisë. Ky është modeli në antipod të makinerisë propagandistike të Erion Velisë që thotë unë jam një djalë i mirë, jam shkolluar në Amerikë, unë vishem me bluza me drerë.


Pra është e gjitha një fasadë vetëm për të fshehur bërthamën e të vërtetës, një model autoritar që nuk respekton ligjin, nuk respekton Këshillin Bashkiak, dhe që së fundmi, është i gatshëm të futet dhe në makinacione juridike vetëm e vetëm që fjala e opozitës të trëmbet."

Kommentit


bottom of page