top of page

Bashkë mundemi, bashkë fitojmë!

Updated: Jul 21, 2024



Faleminderit Renaldos për realizimin e këtij video-kolazhi domethënës ku "Demokracia është" kryefjala.


Ai është një i ri i cili ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri, ka zgjedhur të mos largohet por te jetësojë pasionin e tij këtu, në vendlindje, duke i ofruar vetes një shans, një mundësi këtu, por me siguri dhe një përballje. Ndaj sot, unë frymëzohem nga të rinj si ai, nga energjitë e tyre, nga idetë dhe analizat e tyre, shpesh here sfiduese por që gjithmonë na çojnë drejt një Shqipërie më demokratike.


Zhvillimi i primareve, pasuar nga zgjedhje të lira e të ndershme, janë hapat e domosdoshëm për më shumë demokraci në vend, për një Shqipëri perëndimore, për një ekonomi të çliruar nga krimi e korrupsioni, për më shumë oportunitete për të rinjtë, për një atdhe të begatë për ta në mënyrë që ta shohin të ardhmen e tyre këtu. Ndaj për të njëqindën herë, vlen ta rithemi e ta rithemi sa të mundemi, se demokracia është e vetmja zgjidhje, dhe se bashkë mundemi, bashkë si demokratë!

Comments


bottom of page